ARKATANA

Lidhja Shqiptare në Botë të gjitha trojet shqiptare i bënë bashkë në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Lidhja Shqiptare në Botë ka mbledhur sot në Gjilan përfaqësues nga të gjitha trojet shqiptare, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, e Kosova, në Kuvendin e tretë për zgjedhjen e kryetarit të saj në Kosovë.

Të pranishmit, në emër të kryetarit Lutfi Haziri, i ka përshëndetur nënkryetari Rexhep Kadriu, i cili ka thënë se jeni një grup i veçantë që nëpër të pesë kontinentet e botës shpërfaqni atdhedashuri për kombin, për vendin, dhe popullin shqiptar.

“Gjilani është krenar që sot ju ka juve mysafirë këtu. Por, ju e dini se jeni në shtëpinë tuaj. Ju e dini se jeni në vendin tuaj. Ju, përkrahës dhe kontribuues të aktiviteteve të Lidhjes Shqiptare në Botë jeni edhe një zë i çmuar i kauzës sonë kombëtare. Jeni punonjës të së mirës dhe qëllimeve tona të përbashkëta. Jeni një grup i veçantë që nëpër të pesë kontinentet e botës shpërfaqni atdhedashuri për kombin, për vendin, dhe popullin tone shqiptar”, ka thënë Kadriu.

Hidromorava

Kryetari i Lidhjes Shqiptare në Botë, Simon Kuzhnini, ka shprehur kënaqësinë e përzemërt që po merr pjesë në këtë eveniment me përfaqësues nga të gjitha trojet shqiptare.
“Është kënaqësi e përzemërt që jam në mesin tuaj. Platforma kombëtare e LSHB-së ka në gjirin e saj të gjitha partitë politike e shoqatat. Qëllimi ynë është që t’i afrojmë shqiptarët, të ndihmohemi mes vete dhe ta duam njëri tjetrin. Duhet të besatohemi e të punojmë shumë që të mos ketë vëlla vrasje sepse kjo nuk i shkon shqiptarëve”, ka thënë Kuzhnini.

Ai ka paralajmëruar në fund të fjalimit të tij që në kuadër të Lidhjes Shqiptare në Botë do të krijohet një fondacion, i cili i dedikohet kryesisht arsimit e shëndetësisë, ku do të ndihmohen studentët e ekselencës dhe njerëzit që kanë nevojë për shërim jashtë vendit.

Kuvendi i Lidhjes Shqiptare në Botë po i vazhdon punimet në Kuvendin e tretë për zgjedhjen e kreut të saj në Kosovë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.