FIDANISHTJA

Lidhja e Bizneseve të Kosovës: Raporti i BB konfirmon shqetësimet tona për përkeqësimin e klimës ekonomike

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka reaguar pas raportit të Bankës Botërore për përkeqësimin e klimës ekonomike.

Përmes një reagimi, LBK-ja ka kërkuar reagim institucional në përmirësimin e gjendjes ekonomike.

Rritja ekonomike e Kosovës, e parashikuar në 4.4% për vitin 2024, pritet të ulet në 3.8% për vitet 2025, 2026 dhe 2027.

Komunikata e plotë:

Shqetësimet tona për përkeqësimin e klimës ekonomike nuk janë më paralajmërime – janë realitet i konfirmuar nga Banka Botërore. Sot, më shumë se kurrë, kërkohet veprim i menjehershëm, vizion i qartë dhe partneritet i sinqertë ndërmjet shtetit dhe biznesit. Nëse ekonomia bie, bien të gjithë!

Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK), si përfaqësuese e interesave të biznesit dhe prodhuesve vendorë, ka ngritur në mënyrë të vazhdueshme shqetësimet për përkeqësimin progresiv të klimës ekonomike në vend. Këto shqetësime sot konfirmohen edhe nga raporti më i fundit i Bankës Botërore “Perspektivat Ekonomike Globale” (qershor 2025), i cili rishikon në ulje projeksionet për rritjen ekonomike në Kosovë, duke sinjalizuar një perspektivë më të brishtë dhe sfida të reja për qëndrueshmërinë makroekonomike.

Sipas këtij raporti, rritja ekonomike globale për vitin 2025 pritet të ngadalësohet në 2.3%, për shkak të pasigurive të thelluara ndërkombëtare, dobësimit të kërkesës dhe faktorëve gjeopolitikë. Në linjë me këtë trend, edhe rritja ekonomike e Kosovës, e parashikuar në 4.4% për vitin 2024, pritet të ulet në 3.8% për vitet 2025, 2026 dhe 2027 – një sinjal i qartë i dobësimit të momentumit zhvillimor.

Ky ngadalësim ekonomik përkon me një klimë të brendshme gjithnjë e më sfiduese për sektorin privat. Vendimet e fundit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), përfshirë rritjen e tarifave të energjisë elektrike dhe ndërhyrjen e dhunshme në tregun e lirë energjetik, si dhe paralajmërimet për rritjen e tatimit në pronë nga janari i vitit 2026 në mbi 270%, po vendosin barrë të rëndë mbi bizneset – veçanërisht mbi ndërmarrjet prodhuese.

Mobi Casa

LBK thekson se këto masa, të marra në mungesë të reformave të thella fiskale dhe strategjive zhvillimore afatgjata, rrezikojnë drejtpërdrejt qëndrueshmërinë dhe konkurrueshmërinë e sektorit privat.

Përballë kësaj situate, Lidhja e Bizneseve të Kosovës apelon për një qasje të integruar dhe të koordinuar ndërmjet institucioneve shtetërore dhe sektorit privat. Krijimi i një partneriteti të qëndrueshëm, të bazuar në dialog transparent, të dhëna të besueshme dhe objektiva të përbashkëta zhvillimore është kusht i domosdoshëm për menaxhimin efektiv të krizës dhe garantimin e stabilitetit ekonomik.

LBK kërkon:

Pezullimin e menjëhershëm të vendimit të ZRRE për rritjen e tarifave të energjisë, të paktën deri më 1 janar 2027, duke ofruar një periudhë të arsyeshme tranzicioni për sektorin privat;

Hartimin e një strategjie energjetike gjithëpërfshirëse, të bazuar në konsultim të drejtpërdrejtë me komunitetin e biznesit, që balanson nevojat për qëndrueshmëri fiskale me kapacitetet zhvillimore të ekonomisë;

Shqyrtimin e vendimeve fiskale që ndikojnë drejtpërdrejt në klimën e investimeve dhe funksionimin e ndërmarrjeve prodhuese dhe tregtare.

Ndryshimet e legjislacionit që nderlidhen më fushat ekonomike.

Lidhja e Bizneseve të Kosovës riafirmon përkushtimin e saj për të qenë partnere aktive në procesin e politikëbërjes ekonomike dhe fton të gjitha institucionet publike për ndërtimin e një partneriteti të vërtetë, afatgjatë dhe transparent – si themel për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe avancimin e zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.