Liderët politikë te Jahjaga për të zhbllokuar procesin?

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga mund t’i thërras në takim liderët e partive politike parlamentare për ta tejkaluar ngërçin politik, në rast se do të rrezikohet funksionalizimi i shtetit.
“Në rast të rrezikimit të funksionimit të shtetit dhe pengimit të proceseve, nuk përjashtohet mundësia e lehtësimit të diskutimeve ndërmjet forcave politike”, ka thënë për Epokën e re, Arbër Vllahiu, këshilltar i presidentes Jahjaga. /Telegrafi/