GRANDEMALL

Liderët kosovarë, “të zënë ngushtë” për Gjykatën i thonë PO në parim krijimit të saj

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Drejtori për Evropën Qendrore dhe Juglindore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore duket se i ka tronditur kogja shumë udhëheqësit vendor por jo pak edhe përfaqësuesit e BE-së pasi që pas vizitës së fundit të tij në Kosovë gjërat filluan të ecin në drejtim të krijimit të Gjykatës së Veçantë për gjykimin e krimeve të mundshme të UÇK-së.

Sot kanë pas një takim shefat e partive politike në vend me ambasadorët e vendeve te Quint-it dhe përfaqësuesin e BE-së në Kosovës, Samuel Zhbogar.

Në takim kanë marrë pjesë kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ai i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi.

Të pranishmit në parim janë pajtuar në mënyrë konsensuale për krijimin e Gjykatës së Veçantë që po kërkohet për gjykimin e krimeve të mundshme të UÇK-së.

FITORJA

Ky takim dhe pajtimi i arritur na parim, është arritur pas vizitës së Drejtori për Evropën Qendrore dhe Juglindore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore i cili hapur kërkoi krijimin e një Gjykate të Veçantë për krimet e mundshme që do të dalin si rezultat i punës hetimore të prokurorit amerikan, Clint Ëilliamson, udhëheqës i taskforcës për hetime speciale.

Burime ndërkombëtare të “Zërit” thonë se vizita e amerikanit ka qenë shenjë që gjërat duhet të ecin shumë shpejtë në këtë drejtim.

Pajtimi në parim nënkupton krijimin e një Gjykate të Veçantë me dy dhoma, njëra në Kosovë dhe tjetra jashtë saj.

Një takim i njëtë do të mbahet edhe të premten. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.