Mobi Casa

Liderët e partive pa konsensus për reformën zgjedhore

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prishtinë, 16 maj – (E plotësuar) Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, nënkryetari i AAK-së, Blerim Shala dhe ai i AKR-së, Ibrahim Makolli, përfaqësuesi i BE-së Samuel Zbogar, shefi i ICO-se, Peter Feith si dhe ambasadorët ai i OSB-së dhe ambasadori britanik janë mbledhur në një drekë punë për të diskutuar për reformën zgjedhore konkretisht për katër pikat për të cilat komisioni për reformën zgjedhore nuk ka pasur konsensus.

Këtë takim e ka bojkotuar kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ndërsa pikat të cilat komisioni nuk arrit të akordohej janë: puna e listave, zonat zgjedhore, pragu zgjedhor si dhe shpërndarja e mandatëve.

Siç raporton KTV, partitë politike vazhdojnë të mbajnë qëndrimet e tyre sa i përket zonave zgjedhore, propozime këto që nisin nga 6 deri 100 zona zgjedhore.

Eco Higjiena

Pas takimit liderët e partive nuk kanë dashur të flasin për media. Kryetari Komisionit për reformën zgjedhore, Haki Demolli ka bërë të ditur se edhe pse nuk ka pasur konsensus në këtë takim, një marrëveshje për këtë pritet të arrihet në tre muajt e ardhshme aq sa ka mandat edhe ky komision.

Demolli ka potencuar se përfaqësuesit ndërkombëtar kanë kërkuar që sistemi zgjedhor të jetë i thjeshtë. Po ashtu ata kanë kërkuar që ky sistem të mundësojë që vota e qytetarit të përçohet në Kuvendin e Kosovës.

Demolli ka paralajmëruar se me 30 maj do të mbahet takimi i ardhshëm ku të gjitha partitë politike janë të obliguara që deri më këtë datë të marrin një vendin në mënyrë që t’i prezantohen më pas komisionit propozimet dhe më pas të shikohet mundësia e një marrëveshjeje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.