FITORJA

Liderët e Luginës, të ndarë rreth lapidarit

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Liderët e Luginës së Preshevës kanë qëndrime të ndryshme rreth çështjes së lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së, i cili u largua para një muaji nga forcat e xhandarmerisë serbe. Disa këmbëngulin se lapidari duhet të kthehet në vendin ku ishte i vendosur para komunës së Preshevës, disa konsiderojnë se një gjë e tillë nuk ka gjasa të ndodhë porse duhet të shikohet në gjetjen e ndonjë alternative.

Ndonëse ishte pritur që ata të takoheshin me presidentin dhe kryeministrin e Serbisë, pikërisht për këtë punë, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë. OSBE-ja të paktën ka arritur t’ua aranzhojë një takim me përfaqësuesit e ambasadave ndërkombëtare të cilat janë të vendosura në Serbi, shkruan “Tribuna”.

Ish-përfaqësuesi politik i UÇPBM-së dhe lideri i partisë opozitare Lëvizja e Progresit Demokratik, Jonuz Musliu, ka thënë se gjatë këtij takimi pritet që të bëhet e qartë edhe një herë pozicioni i përfaqësuesve të Luginës së Preshevës për kthimin e lapidarit në vendin nga është larguar.

“Nga ne është kërkuar që të bëjmë një paketë të kërkesave dhe ne e kemi bërë një gjë të tillë, e në mesin e kërkesave është edhe kthimi i lapidarit aty ku ka qenë”, ka thënë Musliu.

Mobi Casa

Duke folur rreth kritikave të kryeministri Thaçi, se pse nuk i kanë dalë në mbrojtje lapidarit, Musliu ka thënë se ka qenë e pamundur t’i dilet përballë një xhandarmerie të armatosur deri në dhëmbë.

“Dihet se ne as nuk kemi ushtri e as polici. Por në format dhe mënyrat që është dashur të veprohet, ne kemi vepruar duke e mbrojtur lapidarin, sa i përket gjuhës së Thaçit, ai nuk e ka gjuhën e arsyes, pra ai ka folur pa arsye”, ka thënë Musliu për gazetën “Tribuna”.

Mirëpo deputeti, Riza Halimi ka mendim krejt tjetër nga Musliu. Sipas tij, kërkesa e disa përfaqësueseve të Preshevës për kthimin e lapidarit në vendin ku ka qenë, nuk do të ketë sukses.

“Është e paqartë që Mustafa e Musliu kërkojnë kthimin e lapidarit në vendin ku ishte. Një gjë e tillë pas rrjedhave që kanë ndodhur, është e pamundur. Ne e patëm mundësinë që ta gjenim një zgjidhje para veprimit të xhandarmerisë serbe për ta larguar lapidarin, por liderët tanë këmbëngulën që lapidari të qëndronte në vendin e vet dhe ndodhi ajo që ndodhi”, ka thënë Halimi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.