UBT

Liderët e Luginës takojnë diplomatin shqiptarë, Ditmir Bushati

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjatë këtij takimi, kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka shfrytëzuar rastin, dhe ministrit Bushati i ka dorëzuar ftesën zyrtare që gjatë vizitës së paralajmëruar të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Beograd, ky i fundit me bashkëpunëtorë të qëndroj edhe në komunë të Bujanocit.

Delegacioni i përfaqësuesve politik të shqiptarëve të Luginës, me ftesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, ka qëndruar sot në Tiranë, ku ka zhvilluar biseda me z. Ditmir Bushati, ministër pranë kësaj Ministrie.

Me këtë rast, përfaqësuesit e Luginës njoftuan z.Bushati për zhvillimet e fundit në Luginë si dhe masat që po ndërmerren për tejkalimin e problemeve të shqiptarëve në këtë rajon, duke falënderuar njëkohësisht Republikën e Shqipërisë në pjesëmarrjen e saj në krijimin e Fondit Zhvillomor, gjatë takimit të përbashkët të Prizrenit me qeverinë kosovare.

Diplomati shqiptar ka kërkuar nga delegacioni i Luginës të jetë unik, ndërsa anëtarët e tij e kanë njoftuar z.Bushati për platformën e hartuar nga Kuvendi i tre komunave si dhe Dokumentin e Masave Urgjente.

Eco Higjiena

Gjatë këtij takimi, kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka shfrytëzuar rastin, dhe ministrit Bushati i ka dorëzuar ftesën zyrtare që gjatë vizitës së paralajmëruar të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Beograd, ky i fundit me bashkëpunëtorë të qëndroj edhe në komunë të Bujanocit, thuhet në njoftimin e lëshuar nga kabineti i kryetarit Arifi, transmeton Titulli.

“Një vizitë e krerëve më të lartë të shtetit shqiptarë në komunën tonë jo vetëm që do të ishte një nderë i madh për qytetarët tanë, por do të ishte një dëshmi e Qeverisë shqiptare për shfaqjen e interesit për bashkëkombësit jashtë kufijve të Shqipërisë “, ka thënë me këtë rast kryetari, Nagip Arifi.

Ditmir Bushati, ka njoftuar delegacionin e Luginës se gjatë muajit shkurt do të emërohet edhe ambasadori i ri i Shqipërisë në Beograd, duke paralajmëruar edhe thellimin e bashkëpunimit me institucionet e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës.

Përveç kryetarit të komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, në takimin e sotëm me ministrin Bushati merrnin pjesë edhe ai i Kuvendit, Jonuz Musliu, kryetari i Preshevës, Ragmi Mustfa, i Kuvendit Komunal të kësaj komune, Ramiz Latifi, deputeti popullor, Riza Halimi, kryetari i KKSH-së, Galip Beqiri dhe kryetari i Degës së PVD-së në Bujanoc, Shaip Kamberi./Titulli.com/