FIDANISHTJA

Libri “Portretizime eseistike” libër zbërthyes e vlerësues

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Arsim Halili poet e krijues nga Kosova Lindore ka qitur në dritë librin e tij më të ri “Portretizime eseistike”të botuar nga shtëpia botuese “Beqir Musliu”. Recensenti Prend Buzhala ka thënë se me këtë libër Arsim Halili përpiqet të sjell risitë e tij të frymës bashkëkohëse, me gjuhë eseistike e diskurs estetik bashkëkohës.

Arsim Halili krijues nga Kosova Lindore nuk po ndalet me botimet e reja dhe me prirjet e tij që po i shpreh edhe në zhanre tjera e krijime që do i mbesin si dhuratë gjeneratave më të reja.

Libri i tij më i ri i titulluar “Portretizime eseistike” që u botua nga shtëpi botuese “Beqir Musliu” me redaktor Sabit Rrustemin, ( i cili gjithmonë po i përkrah e stimulon krijuesit ambicioz), trajton portretizimin e krijuesve te njohur shqiptar siç janë Agim Vinca, Bajram Kosumi, Ibrahim Kadriu, Mexhid Mehmeti, Myrvete Dreshaj- Baliu, Nexhat Rexha, Ramiz Kelmendi, Ramadan Mehmeti, Sabit Rrustemi, Sabile Keqmezi – Basha, dhe Sunaj Raimi.

Prend Buzhala krijues në recensionin e tij ka thënë se libri shquhet për unitetin e tij tematik e zbërthyes, mbarështrues e vlerësues.

Hidromorava

Libri sipas Buzhalës portretizon kryesisht figurat që janë nga rajoni i Anamoravës dhe Kosovës Lindore. Megjithatë libri paraqet prirjen për gjithëpërfshirje, objektivisht prirjen për kundrime pasionuese dhe të larushisë cilësore spikat Buzhala.

Sipas , Buzhalës portretizimet shpërfaqen në aktin estetik, kurse gjithëpërfshirja shqiptohet e realizohet nëpër fusha të ndryshme të krijimtarisë imagjinative dhe në atë të krijimtarisë diskurseve.

Gjithnjë sipas Buzhalës në portretizime krijuesit bashkëbisedojnë me ne, me kohët dje e me kohën sot, me porositë dhe kënaqësitë e dhembjet krijuese, që pranojnë aktivizimin e lexuesit.

Arsim Halili në këtë libër përpiqet të sjellë risitë e tij të frymës bashkëkohëse, me gjuhë eseistike e diskurs estetik bashkëkohës ka thënë në fund Buzhala. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.