Eko Higjiena

Librat shqip për nxënësit e Luginës pa marrëveshje zyrtare Rama-Vuçiq

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Këshilli Kombëtar Shqiptar në akordim me ambasadën e Shqipërisë dhe zyrën ndërlidhëse të Kosovës në Beograd ka dërguar tekstet mësimore për përkthim në Entin për tekste mësimore në Serbi mirë nuk janë pranuar.

Këto libra shqip dedikuar shkollave shqipe në Luginë të Preshevës janë importuar nga Shqipëria ndërsa kërkesa e KKSH-së shtë bazuar në ligjin për tekstet mësimore që parasheh mundësinë e sjelljes së teksteve mësimore nga shteti amë, shkruan Titulli.com.

Enver Mehmeti, sekretar i Këshillit Kombëtar Shqiptar për Titulli.com është shprehur se ata kanë marrë përgjigje se nuk marrëveshje shtet më shtet dhe se kjo ka qenë vetëm një bisedë gjatë takimit Rama-Vuçiq dhe asgjë tjetër.

“Gjatë insistimit tonë për pranimin e këtyre teksteve në procedurë dhe duke u thirrur në marrëveshjen Rama Vuçiq kemi marrë përgjigje se nuk ka marrëveshje me shkrim shtet më shtet dhe se kjo ka qen vetëm një bisedë gjatë takimit dhe asgjë tjetër”, tha Mehmeti.

Mobi Casa

Ai theksoi se KKSH insiston që problematikën e teksteve të kryhet në paket nga Republika e Shqipërisë dhe se zgjidhjet parciale nuk janë ne favor të shqiptarëve që jetojnë në këto treva e kjo çështje nuk është as kompetencë e komunave.

“Enti për tekstet mësimore nuk na ka pranuar tekstet por vetëm listën me tekstet dhe kërkesën në shqyrtim dhe më vonë kemi marrë përgjigje prej ministrisë se kjo nuk do të bëhet por vetëm do të përkthehen tekstet që janë në gjuhën serbe e jo ato të propozuara nga ana e KKSH”, deklaroi për Titulli.com Mehmeti.

Sipas Mehmetit Këshilli Kombëtar Shqiptar është angazhuar për tejkalimin e mungesës së teksteve por nuk është vërejtur ndonjë gatishmëri nga institucionet përkatëse në Serbi për zgjidhjen e mundshme.

Më poshtë i keni letrat dërguar nga Këshilli Kombëtar Shqiptar Ministrisë së Arsimit të Serbisë dhe Institutit për tekste mësimore./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.