United Hospital

LDK në Gjilan shpreh shqetësim për pesë vrasjet brenda tri javësh, Haziri paralajmëron përgatitjet për vitin zgjedhor

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Dega në Gjilan, ka shprehur shqetësim të thellë për situatën e sigurisë në qytet, pas pesë vrasjeve të ndodhura brenda një periudhe prej tri javësh, të cilat kanë tronditur opinionin publik dhe kanë ngjallur pasiguri te qytetarët.

Përmes një reagimi publik, LDK në Gjilan ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave, duke theksuar se dhimbja e tyre është edhe dhimbje e gjithë shoqërisë.

Njëkohësisht, kjo parti u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë dhe organeve të sigurisë që të veprojnë me profesionalizëm, paanshmëri dhe vendosmëri, në mënyrë që rastet të trajtohen me seriozitet dhe përgjegjësit të përballen me drejtësinë.

UBT - Kosove

LDK ka theksuar se siguria e qytetarëve duhet të jetë prioritet i pakompromis i institucioneve, duke vënë në pah rëndësinë e garantimit të rendit, ligjit dhe mbrojtjes së jetës së qytetarëve.

Ndërkaq, në një konferencë për media, të mbajtur në selinë e degës në Gjilan, kryetari i LDK-së në këtë qytet, Lutfi Haziri, ka folur edhe për zhvillimet politike dhe organizative të partisë, duke bërë të ditur se dega po përgatitet për vitin zgjedhor që e pret partinë dhe strukturat e saj.

Kështu, përmes këtij adresimi, LDK në Gjilan ka trajtuar dy çështje me rëndësi për qytetin: shqetësimin për sigurinë publike dhe përgatitjet e brendshme politike në prag të sfidave të ardhshme zgjedhore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.