Librat nga Tirana për shkollën e mësimit plotësues iu dorëzuan LAPSH-it

Në qendrën e LAPSH-it në Suhr të kantonit të Aargaut u bë një ceremoni e thjeshtë me rastin e dorëzimit të mbi 1000 librave (tekste mësimore, abetare, fletore pune etj.) për mësimin plotësues të shkollës shqipe, dhuratë nga Ministria e Arsimit e Republikës së Shqipërisë. Merrnin pjesë drejtuesit qendrorë dhe drejtues kantonalë të LAPSH.

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë Mehmet Elezi i përgëzoi mësuesit e LAPSH për punën që kryejnë në shërbim të gjuhës shqipe te brezat e rinj të mërgatës dhe u premtoi mbështetjen e mëtejshme të shtetit shqiptar.

Njëkohësisht njoftoi të pranishmit se janë edhe 1500 libra të tjerë të paracaktuar për mësimin plotësues në Zvicër, që presin vetëm transportin nga Tirana.

Të pranshmit shprehën mirënjohjen për mbështetjen gjithnjë në rritje të Shqipërisë për mësimin plotësues në gjuhën shqipe.(tung.ch)

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS