ARKATANA

“Libero”: Tare, magjistari i Lazios

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Është Igli Tare “bomberi” i vërtetë i Lazio-s. E përditshmja italiane “Libero” i kushton një artikull të gjatë ish sulmuesit të Kombëtares Shqiptare, sot Drejtor Sportiv i Lazio-s, ku evidenton vlerat e tij duke i dhënë meritën kryesore të ndërtimit të një skuadre të suksesshme dhe perfekte në raportin cilësi-cmim te Lazio.

“Libero” kujton se 7 vjet më parë Drejtori Sportiv i Lazio-s, ishte Sabbatini që sot konsiderohet një “guru” i merkatos, por kur presidenti Lotito zgjodhi që t’i jepte këtë rol, Tares, që ishte në vitin e fundit të kontratës si futbollist, sulmuesi shqiptar të cilit karakteri dhe personaliteti nuk i kanë munguar kurrë, nuk u tremb nga trëshëgimia e rëndë por u diplomua me rezultate të shkëlqyera dhe fillo punën, shkruan ss.

UBT

Duke nisur nga ai që “Libero” e quan “molla e kalbur” Zarate, e deri tek goditjet Hernanes, Candereva e Marcheto, Tare vuri në dispozicion të klubit aftësitë e tij si poliglot, (flet 6 gjuhë të ndryshme) si dhe kontaktet personale, jo rastësisht Klose ish shok skuadre i shqiptarit te Kaiserlslautern zgjodhi bardhekaltërit. Gjithsesi “Libero” nënvizon se goditjet prej gjeniu, Tare i ka realizuar në vitin e fundit kalendarik, askush nuk harron blerjet e dy verave më parë, Biglia e Anderson që në total kushtuan 16 mln Euro, por përforcimet e tjera, De Vriij 6.5 mln, Parolo 4.5 mln, Basta 5 mln e Djordevic i marrë me parametra zero ndërtuan boshtin kurrizor të skuadrës së Piolit. Këtë verë te Lazio shkuan Milinkovic-Savic dhe Kishna që Tare e mori për vetëm 4 mln Euro.

Me një strateg si Tare, Lazio ka shpenzuar vetëm 30 milionë Euro në dy merkatot e fundit verore, kundrejt 140 mln të shpenzuara nga Roma, 160 milionëve të Juves apo 110 të Milanit. Por nuk mbaron këtu pasi forca e Lazio-s janë të rinjtë dhe jo rastësisht skuadra bardhekaltër ka skuadrën më të re në krahasim me rivalët e Serinë A për mesataren e moshës, si dhe një ekip 21-vjecarësh që prej tre vitesh kryeson në këtë kategori në futbollin italian. Ndërsa konfiguron formacionin kundër Leverkusen, “Libero” nuk harron të theksojë se edhe portieri Etrit Berisha është një zbulim i Tares që “Libero” e cilëson një magjistar të merkatos që mund të rezervojë edhe një surprizë të fundit në këtë merkato vere./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.