Eko Higjiena

Liberalizimi i vizave rrezikohet nga migrimi ilegal

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Bashkimi Evropian mund ta zvarrisë edhe për një vit tjetër marrjen e çfarëdo vendimi pozitiv për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës. Një zvarritje e tillë, sipas burimeve të gazetës, po vjen si rrjedhojë e rezervave të disa vendeve anëtare për shkak të frikës nga fluksi i migrimeve ilegale nga shteti me popullatën me të re, por edhe numrin e madh të të papunëve.

Një mision faktmbledhës i Komisionit Evropian ka qëndruar javën e kaluar në Kosovë, por pavarësisht që ishin ndarë relativisht të kënaqur me shumicën e punëve që institucionet kishin kryer si plotësim i kritereve teknike, megjithatë në nivelin politik, sipas të njëjtave burime, nuk ka një konstatim pozitiv për Kosovën.

Mobi Casa

Migrimet ilegale dhe azilkërkuesit, merren si preteksti kryesor i zvarritjes së vendimit edhe për një vit tjetër për Kosovën, kanë thënë këto burime. Nga niveli teknik, faktmbledhësit evropianë qëndruan javën e kaluar për herë të dytë në vendin tonë. Një vizitë paraprake ata patën realizuar edhe në tetor të vitit 2012. Kurse vizita e tretë, do të duhej të realizohej në fillim të vitit të ardhshëm…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.