Liberalizimi i vizave, i pasigurt

„Duke pasur parasysh dramën e refugjatëve, e cila e ka kapur për momentin Evropën, nuk mund të them ende për ndonjë datë të caktuar…. Tash për tash nuk mund të rrezikoj të them diçka, sepse ky është një proces teknik dhe duhet të përmbushen kriteret që KE-ja ia ka dhënë Kosovës. …Edhe nga Raporti i Progresit me çështjen e liberalizimit të vizave kam kuptuar që në shumë aspekte janë bërë përparime, por në një gjë ka pasur ngecje, do të thotë, janë ngritur shumë akuza për korrupsion, por nuk ka pasur mjaft dënime/aktgjykime“, thotë ambasadorja gjermane
Intervistë me ambasadsoren gjermane në Kosovë, Angelika Viets (2)
Kriza e refugjatëve dhe dështimi antikorrupsion, shkaktarët kryesorë
„Duke pasur parasysh dramën e refugjatëve, e cila e ka kapur për momentin Evropën, nuk mund të them ende për ndonjë datë të caktuar…. Tash për tash nuk mund të rrezikoj të them diçka, sepse ky është një proces teknik dhe duhet të përmbushen kriteret që KE-ja ia ka dhënë Kosovës. …Edhe nga Raporti i Progresit me çështjen e liberalizimit të vizave kam kuptuar që në shumë aspekte janë bërë përparime, por në një gjë ka pasur ngecje, do të thotë, janë ngritur shumë akuza për korrupsion, por nuk ka pasur mjaft dënime/aktgjykime“, thotë ambasadorja gjermane
“Kosova Sot”: Pse, sipas Jush, Isa Mustafa nuk po arrin kurrsesi, edhe pse gati një vit në qeverisje, të “çkapë” shtetin nga mafia politike dhe bizneset mafio-oligarkike deri edhe kriminale, pronarë të të cilave janë figuratë larta të PDK-së? Ka shumë ankesa në vazhdimësi nga bizneset se as ky koalicion qeveritar nuk po arrin t’i rrëzojë disa monopole në ekonomi, që janë të lidhura me politikën dhe u sjellin fitime të mëdha partive në pushtet, dhe jo vetëm. Si mund të shkëputen lidhjet korruptive biznes-politikë, që po prodhojnë monopole, korrupsion, krim të organizuar etj.?
Ambasadorja Viets: Mund të them vetëm se votuesit i kanë zgjedhur PDK-në dhe LDK-në për të qeverisur dhe kryeministri po bën punën e vet si kryeministër. PDK-ja ka marrë 36 %, ndërsa LDK 30% të votave dhe ndoshta do të duhej të pyesnit pse këta i kanë zgjedhur votuesit. Unë kur pata ardhur këtu, kanë qenë zgjedhjet dhe unë e mbaj në mend që ka pasur edhe vëzhgues të zgjedhjeve. Edhe vetë vëzhguesit e zgjedhjeve i kanë vlerësuar këto zgjedhje si të rregullta. Ne merremi me qeveri të zgjedhura. Duhet të pyeten qytetarët pse ata i kanë zgjedhur me këtë shumicë këto dy parti politike.