GRANDEMALL

Liberalizimi i kushtëzuar

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Dhënia e rekomandimit për liberalizimin e vizave për kosovarët nga Komisioni Evropian, e ka vënë në siklet spektrin politik kosovar. Edhe pse kjo ditë është pritur gjatë, kushti që i ka vënë KE-ja Kosovës, e bën liberalizimin të kushtëzuar. Ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi konsiderohet sfidë vështirë e kapërcyeshme, sidomos pasi opozita ka paralajmëruar kundërshtim me të gjitha format. Nëse ratifikimi ndodh shpejt, Kosova brenda tre muajve mund të përfshihet në listën e Shengenit.

Dhënia e rekomandimit për liberalizimin e vizave për kosovarët nga Komisioni Evropian, ia ka hapur njërën derë qytetarëve të Kosovës që të lëvizin lirshëm brenda zonës Shengen, por ia ka vënë një pengesë, vështirë të kalueshme – ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Uji Dea

Derisa miratimi në Parlamenti Evropian dhe në Këshillin e Bashkimit Evropian konsiderohen më shumë si çështje procedurale, ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës, është një sfidë që mund ta kthejë në zero gjithë procesin.

Në Parlamentin Evropian vendimi merret me shumicë të thjeshtë të votave, ndërsa në Këshillin e BE-së vendimi merret sipas përfaqësimit mazhoritar me formulën 55 për qind e shteteve që përfaqësojnë 65 për qind të popullsisë së BE-së. Por, përveç ratifikimit të marrëveshjes kufitare, Kosova obligohet ta forcojë regjistrin e të dhënave në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.