GRANDEMALL

Libër udhëzues në gjuhën shqipe për fëmijë dhe prindër

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Me nismën e organizatës së prindërve ELWIS të shkollave të qytetit Wil të kantonit St. Gallen doli nga shtypi libri udhëzues për prindër dhe fëmijë në gjuhën shqipe.

Libri në fjalë ishte botuar më herët vetëm në gjuhën gjermane dhe ishte shpërndarë në të gjitha shkollat. Por, tashmë me iniciativën e kësaj organizate është botuar edhe në gjuhën shqipe.

Ky libër shërben për të gjithë fëmijët prej moshës 3-vjeçare e deri në shkollën e mesme, ose deri sa të gjejnë një punë më të mirë në Zvicër. Po ashtu libri shërben edhe për këshilla, se çfarë sjellje duhet të kenë prindërit me fëmijët e tyre, cilat rregulla ose këshilla duhet t’i kenë për fëmijët e tyre.

Autore e këtij libri është Sabrina Hegner, e cila ka insistuar që libri të botohet edhe në gjuhën shqipe. Përgjegjës për përkthimin në gjuhën shqipe janë edhe regjisori Valton Jakupi dhe pedagogia Vlorë Abdyli, të cilët janë angazhuar në mënyrë intensive vetëm që ky libër të shohë dritën edhe në gjuhën shqipe.

Mobi Casa

Vlen të theksohet se recensimin në gjermanisht-shqip të librit e mori përsipër aktivistja e kësaj organizate, Albina Jakupi.

Librin mund ta gjeni falas në organizatën e prindërve ELWIS, të qytetit Wil.

Organizata e prindërve ELWIS këtë libër do ta shpërndajë në të gjitha shkollat zvicrane për të gjithë fëmijët shqiptarë.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.