Mobi Casa

Libër me bagazh të madh lirik

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – (Daut Maliqi “Kullat e krenarisë”, poezi, botoi “Rozafa” Prishtinë, 2016. Me përmbledhjen e poezive “Kullat e krenarisë”, Daut Maliqi ka vazhduar me ngulm rrugën e vet krijuese: formën e mbarështrimit të vargjeve, thellësinë e ndjenjës dhe kërkimin e figurave sa më të qëlluara poetike.

Ai kësaj radhe na vjen me një bagazh të madh temash, formash shprehëse dhe thyerjesh stilistike, duke e bërë gjithnjë të pazakonshëm edhe vargun më të zakonshëm, si mund të na duket në shikim të parë. Këtë ia ka mundësuar përvoja jetësore, përjetimi i shumë ndryshimeve që ndodhën në këtë vend dhe kontakti i vazhdueshëm me njerëzit e kësaj toke, me të cilët ishte në momente vuajtjesh e në momente ngjarjesh madhështore. Këtë më së miri e shpreh kur flet për gjeneratën e tij:

“Jetën duke shijuar me hapin e fitoreve,
ditëve të errëta e të ndritshme lapidari,
unin duke e larguar nga shpirtvrarjet,
aromë lulesh duke ndjerë me kohën,
arritjeve që shpesh kaluan ëndrrën.”

Uji Dea

Dhe kjo kalueshmëri, e cila shkon edhe përtej ëndrrës, është thelbi i kësaj poezie dhe plotnia e botës shpirtërore të këtij autori. Është mu kjo ajo që këtë kohë e vulos me gufimin e dashurisë, me shpresat e ardhmërisë, me vitet e pleqërisë, të cilat ndaras e së bashku na e japin më fuqishëm frymëzimin krijues dhe gjerësinë e botës së një njeriu që pa shumë në jetë e që jetoi për të qenë i dobishëm për jetën e për të lënë gjurmë në të.

Daut Maliqi është një Ante, i lidhur pandashëm me vendlindjen e tij, Busovatën, të cilës ia kushton disa poezi dhe e cila mbetet e pranishme, edhe kur nuk përmendet në gjithë veprën.

Në atë fshat ai ka kujtimet më të bukura, aty i ka ndryrë ngjarjet e paharrueshme të fëmijërisë e të rinisë, aty ka eshtrat e të parëve dhe të afërmit e dashur, aty ka e gjithë atë që tingëllon poetikisht me dukje, ma bukuri që nuk shterrojnë, me të jetuarit që ruan rininë e përjetshme. Dhe, kjo rini, e shfaqur poetikisht, mbetet për kohë të gjatë në mendjen tonë, si lexues të kësaj poezie./rrahim sadiku/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.