Uji Dea

Liam Neeson “rrëmbehet” nga shqiptarët

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Filmi i tij “Taken” ishte një stuhi e vërtetë. Askush nuk priste që të grumbullonte aq para nëpër kinema dhe të nominohej për çmimin Oscar.

Në qendër të filmit është Liam Neeson, një agjent i CIA-s, të cilit i rrëmbejnë vajzën një grup trafikantësh shqiptarë.

Duke parë suksesin e filmit të parë, në tetor do të dalë “Taken 2”.

Mobi Casa

Vetë aktori Liam Neesen shpjegon se në filmin e dytë, i rrëmbyeri do jetë ai. Të afërmit e shqiptarëve të vrarë do marrin hak dhe do e rrëmbejnë atë, duke e sjellë në një fshat në Tropojë, prej nga janë më origjinë keqbërësit.

“Herën e parë u mora me shumë djem shqiptarë, trafikantë. Ata patën një fund të zi. Tani janë dajat, vëllezërit dhe baballarët e tyre që kanë një motiv për të gjetur këtë djalë. Dmth kësaj here i rrëmbyer jam unë. Ata e rrëmbejnë për ta turpëruar, e torturojnë dhe e dërgojnë në fshatin e tyre në Shqipëri, prej nga vinin djemtë e filmit të parë. Me ndihmën e vajzës sime, do mundohem të arratisem”, thotë Neeson.

“Taken 2” pritet të shfaqet në kinematë amerikane më 5 nëntor të këtij viti. /tema/