UBT

Leximi, ajo që i duhet fëmijës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pushimi dimëror është rasti ideal që të zhvilloni te fëmija pasionin për leximin. Kështu nuk duhet t’i detyroni që ta lexojnë lekturën nëse këtë nuk dëshirojnë, por lirisht lejoni të lexojnë stripe, apo ndonjë revistë për fëmijë, e cila atyre u duket tërheqëse. Fëmijët të cilët lexojnë shumë zhvillojnë kuptimin e gjuhës, drejtshkrimin dhe gramatikën.

Përveç kësaj, zhvillojnë edhe imagjinatën, pasi që gjatë kohës së leximit në kokën e tyre sillet tërë filmi. Derisa televizioni u servon skena të gatshme, duke lexuar fëmija vetë i projekton fotografitë. Në këtë mënyrë stimulohet puna e trurit dhe zhvillohet kreativiteti. Ekspertët e ndryshëm u këshillojnë prindërve që sa më parë të fillojnë që të zhvillojnë pasionin për lexim te fëmijët. Në fazën e parë është më së miri të lexojnë tregimin nga libri të cilin më parë me kënaqësi e kanë dëgjuar.

United Hospital

Së pari do të duhet që fëmijët t’i mësoni që të deshifrojë shkronjat e para në kapitull, pastaj fjalë të pakta, dhe në fund, të tëra fjalitë. Suksesi i inkurajon dhe i gëzon kështu që është momenti që fëmija, pasi e ka lexuar librin e parë, të paraqitet interesimi për librin e ardhshëm (merrni me vete disa libra në pushim dimëror, sidomos kur të shkoni jashtë vendit, kur nuk mund të blini libra të shumtë).

Para se të kalojë në librin e ardhshëm, tregoni fëmijës me disa fjalë, cilat aventura interesante e përcjellin librin. Ai pasi që t’i ketë dëgjuar këto me padurim do të fillojë së lexuari librin dhe t’i gjejë ato aventura dhe ngjarjet tjera që e përcjellin atë libër. Pra, leximi është ajo që u duhet fëmijëve tuaj, andaj ju si prindër duhet të bëni çmos që ai/ajo ta mësojë ta dojë librin dhe ta lexojë vazhdimisht, sepse kjo natyrisht që është për të mirën e tyre./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.