Hidromorava

Lëvorja e limonit më e shëndetshme se lëngu i tij

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kur ta shtrydhim lëngun e limonit, zakonisht lëvoren e hedhim tutje. E kjo nuk do të duhej të ndodhte për faktin se lëvorja e limonit është e pasur me nutriente, më shumë sesa lëngu.

Në fakt, lëvorja është plot me vitamina A dhe C, më pas me kalium, kalcium dhe fibra, të dobishme për muskujt tanë, sytë, nervat, zemrën, tretjen. Kaliumi nga lëvorja e limonit lehtëson enët e gjakut dhe ndihmon në uljen e shtypjes së gjakut.

Kjo kontribuon në punën më të mirë të zemrës. Lëvorja e limonit ju preferohet të gjithëve që vuajnë kapsllëku sepse është e pasur me fibra.

Po ashtu, kanë rol pozitiv në ruajtjen e peshës trupore e janë aleat i mirë për parandalimin e shfaqjes së sëmundjes së sheqerit.

Uji Dea

Pos se ndikon si shërues për organizmin nga brenda, ndihmon edhe në përdorimin e jashtëm, përkatësisht me lyerjen e plagëve dhe te aknet.

Kur bëhet fjalë për plagët është dëshmuar se efekti antibakterial i ekstrakteve të lëvores së limonit ndihmon në shërimin e plagëve, që te personat që vuajnë nga diabeti është treguar se ndihmon edhe pas konsumimit të ekstrakteve të limonit.

Substancat nga lëvorja e limonit thajnë poret në lëkurë, prandaj ndikon edhe në shërimin e akneve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.