ARKATANA

Lëvizja Vetëvendosje premton fushatë të civilizuar elektorale

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan i ka bërë të gjitha përgatitjet për një fushat të civilizuar elektorale, në të cilën do t’ia prezanton elektoratit të Gjilanit, Anamoravës dhe Kosovës Programin Qeverisës të Lëvizjes Vetëvendosje, përgjegjësin e parë të jetësimit të këtij programi, kandidatin për kryeministër z. Albin Kurtin dhe kandidatët për deputet të cilët në mënyrë të dej do t’i përfaqësojnë dhe mbrojnë të drejtat dhe interesat e qytetarëve të Kosovës dhe Shtetit të Kosovës.

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje e ka formuar shtabin zgjedhor të Qendrës dhe 35 shtabe lokale në pikat e Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Gjilanit.

Shtabi i Qendrës bashkë me shtabet e pikave e ka përgatitur planin e aktiviteteve gjatë fushatës me të cilin do të njoftohet publiku, të cilin edhe e ftojmë të merr pjesë në bashkëbisedim me kandidatët tan për deputet.

United Hospital

Shtabi i Qendrës në koordinim me shtabet e pikave i ka caktuar edhe komisionarët dhe vëzhguesit të cilët do të trajnohen për ta mbrojtur votën e qytetarit që për ne është e shenjt dhe si e tillë as nuk bënë të vidhet e as të shitet. Një pjesë e madhe e mbrojtësve të votës janë njerëz me përvojë gjë që garanton evitimin e vjedhjeve të votave.

Lëvizja vetëvendosje ka vendosur që fushatën elektorale kësaj radhe ta fillon në Gjilan. Ky fakt flet për përkushtimin e madh të Lëvizjes Vetëvendosje për Gjilanin dhe Anamoravën që për shumë vite janë lënë pasdore nga qeveritë e kaluara.

Fushata e VV-së do të hapet në Gjilan me 31 maj, në orën 14.00 në hallën e sporteve të qytetit, ku i ftojmë të gjithë të interesuarit, pavarësisht përcaktimit politik, që të vijnë dhe përcjellin drejtpërsëdrejti shpalosjen e Programit Qeverisës të Lëvizjes Vetëvendosje thuhet në njoftimin e Shtabit Zgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.