UBT

Lëvizja Republikane edhe në balotazh mbështet Lutfi Hazirin

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Lëvizja Republikane në Gjilan rikonfirmon vendimin që edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar të Gjilanit do të mbështesë kandidatin e LDK-së zotin Lutfi Hazirin tha Selver Xhelili.

Kryetari i Republikanëve Selver Xhelili tha për rajonipress se Lëvizja Republikane ka marrë qëndrim që duke marrë për bazë vullnetin e anëtarësisë së gjerë të mbështesë sërish Lutfi Hazirin për kryetar të Komunës së Gjilanit, raporton rajonipress.

Uji Dea

“Për degën e Lëvizjes Republikane në Gjilan, nuk ka përfunduar gara për kryetar sepse nga sot Lutfi Haziri është përfaqësues edhe i Partisë Republikane me bindjen se nga nesër do të jetë edhe kryetar i Komunës së Gjilanit. Vota e çdo anëtari të Lëvizjes Republikane, nga sot rikonfirmon rreshtim të vullnetshëm të elektoratit të saj për mbështetje të plotë të zotit Lutfi Haziri, i cili më 1 dhjetor 2013, përmes verdiktit të popullit do të jetë kryetar i Komunës së Gjilanit” tha Xhelili. /rajonipress/