ARKATANA

Lëvizja Qytetare “Vatra” e gatshme për zgjedhjet parlamentare

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Ne si lëvizje tani më kemi përgatitur të gjitha nëndegët dhe strukturën e Lëvizjes për të qenë pjesë e zgjedhjeve Parlamentare të 11 Qershorit. Tani më kemi edhe kandidatët potencial me të cilët besojmë se do të arrijmë të marrim mandate në Parlamentin e Republikës së Kosovës thuhet në njoftimin e Vatrës.

Ftojmë qytetarët të na bashkohen në këtë rrugë të drejtë, e cila ka për mision faktorizimin dhe integrimin e qytetarëve brenda Institucioneve të Republikës së Kosovës.

UBT

Këtë herë Lëvizja Qytetare ”Vatra”, është më e përgatitur se kurdo herë më parë, ka kuadro, strukturë të mirë, nëndegë aktive si dhe mbi 500 aderime që nga Qershori i vitit të kaluar. Besojmë se do të fitojmë sepse me punë të ndershme dhe seriozitet, kemi fituar besimin e qytetarëve si asnjëherë më parë.

Ne ftojmë qytetarët të na besojnë votën e tyre dhe të i votojnë bijat dhe bijtë e tyre, e jo kandidat të huaj të cilët ju shohin si hambarë i votave,e asnjëherë ndryshe. Kjo tashmë është dëshmuar për 18 vite. Nuk do të ketë fillim të ri me njerëz të vjetër. Fillimi i ri do të jetë vetëm me gjeneratën e re thuhet në njoftimin e zëdhënësit Fikri Mehmeti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.