«Lëvizja e lirisë » merr përsipër sulmin në Dobrosin
Bujanoc – Në njoftimin e arritur në adresë të « Presheva Jonë, për sulmin e mbrëmshëm në postbllokun e policisë serbe në Dobrosin rastin e ka marr përsipër organizata tashmë e njohur me emrin « Lëvizja e Lirisë ».
Në këtë njoftim me vulë shqiponje dhe të firmosur nga ana e eprorit kujdestar të Zonës Operative e Bujanocit, ndër të tjera thuhet se « Në mbrëmjen e datës 07.10.2012. rreth orës 10:15 aksioni u krye mbi punktin policor- ushtarak të Serbisë, në dalje të fshatit Dobrosin., komuna e Bujanocit. Derisa në postbllok gjendej edhe këmbësoria e xhandarmerisë së Serbisë. Gjuajtja u bë në distance prej 110 metrash me armë automatike dhe pushkëmitrolez thuhet në njoftimin e organizatës me emrin «Lëvizja e Lirisë » e cila deri tash, pas çdo sulmi në ketë punkt të policisë serbe në Dobrosin ato i ka marr mbi vete.