Eko Higjiena

Lëvizja e lirë, shumë kosovarë drejt Serbisë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Marrëveshja e arritur në Bruksel, midis Kosovës dhe Serbisë për lëvizjen e lirë, ka ndikuar në shtimin e numrit të udhëtarëve nga Prizreni në drejtim të shtetit të Serbisë. Pronarë të agjencive turistike thanë për Radio Kosovën se rreth 60 % e udhëtarëve e kalojnë kufirin me dokumente të Kosovës, kurse 25 përqind me dokumente të Serbisë.

Burime të policisë kufitare në Merdare, ndërkaq, thanë se në gjashtë muajt e parë të këtij viti hyrje – daljet në këtë pikë ishin rreth 270 mijë persona.

Është hera e parë që familja pesë anëtarëshe Mazreku nga Prizreni, ishte nisur për në Serbi. Kalimi i kufirit me dokumente të Kosovës ia ka mundësuar Shaban Mazrekut që me tre bijtë e tij dhe bashkëshorten ta vizitojë kushëririn në Beograd.

Garancia që kishte marrë bashkëshortja e tij, Naxhija nga shoferët e autobusëve i kishte larguar të gjitha paragjykimet, ndonëse emocionet ishin prezente në fytyrën e saj.

“Po shkojmë për herë të parë dhe me dokumente të Kosovës” tha ajo.

Nuk ishte vetëm Naxhia e Shabani që udhëtonin në drejtim të Serbisë, por kishte edhe shumë udhëtarë të tjerë nga të gjitha komunitetet, në mesin e tyre Shemo me përkatësi boshnjake.

Hidromorava

”Unë jam boshnjak, jetoj në Prizren, i kam dokumentet e Kosovës dhe po udhëtoj lirshëm pa ndonjë problem. Përveç pritjeve disa minutëshe në kufi nuk ka ndonjë telashe tjetër”, tregon Shemo, për Radio Kosovën.

Janë tri kompani turistike që bëjnë bartjen e udhëtarëve, për çdo ditë të javës nga Prizreni për në Serbi në mesin e të cilave edhe ajo ”Erhan trans”.

Menaxheri Fehmi Dervishi, tregon të jetë rritur dukshëm interesimi i udhëtarëve, sidomos atyre që nuk kanë pasur dokumente serbe.

”Ka kërkesa për udhëtim. 60 përqind e udhëtarëve e kalojnë kufirin me dokumente të Kosovës, kurse 25 përqind me të Serbisë” tha ai.

Ndërkaq, burime brenda policisë kufitare në ”Merdare” i thanë Radio Kosovës se në gjashtë mujorin e parë të këtij viti kanë hyrë dhe dalë përmes kësaj pike 270 mijë persona, janë kontrolluar mbi 50 mijë vetura, rreth 7 mijë autobusë dhe rreth 40 mijë kamionë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.