ARKATANA

Letra raciste kundër shqiptarëve në Zvicër

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Familja Gashi me origjinë nga Kosova është dëshmitare e urrejtjes dhe racizmit nga ultranacionalistët zviceran të këtij vendi që shfaqin fobinë ndaj shqiptarëve.

Ngjarja ka ndodhur në Buchs të Argaut, kur pranë derës së shtëpisë së familjes Gashi ishte lënë një letër me një porosi tmerruese “Schëeine albaner, Drecks Albaner”, pra që nënkupton fyerje si derrat shqiptarë, informon INA.

Drita Gashi dhe Selman Gashi, dy bashkëshortët kanë paraqitur menjëherë rastin pranë autoriteteve policore, duke theksuar se letra e tillë është një porosi e keqe, por edhe kërcënim për ta.

ARKATANA

“Personat të cilët shkruan këtë letër janë frikacakë dhe të mjerë nga mendtë. “Sikur unë të kisha nevojë të kundërshtoj dikë, atëherë do shprehja urrejtjen time para syve të tij”, ka thënë Selman Gashi. Policia e Argau ka thënë se është në kërkim të autorëve të kësaj letre, por deri tani nuk ka pasur ndonjë rezultat.

Kjo familje një vit më parë ka përjetuar një lajm të keq, pasi që i ishte refuzuar shtetësia zvicerane, pikërisht nga ana e autoriteteve komunale, por çështja tashmë ka shkuar në instancat e larta gjyqësore.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.