ARKATANA

Letra prekëse e kolektivit të shkollës kushtuar Mirlinda Ibrahimit: Vdekja të godet tinëzisht

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Thellësisht të pikëlluar nga vdekja tragjike e nxënëses sonë Mirlinda Ibrahimi. Ajo sapo kishte përmbyllur katërmbëdhjetë pesa në të katërmbëdhjetë lëndët që i kishte në klasën e njëmbëdhjetë dhe tashmë shikimin e kishte hedhur nga klasa e dymbëdhjetë të cilën do ta fillonte në shtator. Si një vajzë ambicioze kishte menduar edhe për të ardhmen dhe pas përfundimit të shkollës së mesme vetën e shihte si një studente e më tej edhe si një profesioniste në shërbim të vendit dhe popullit.

Por të gjitha këto ëndrra, këto dëshira e këto ambicie u shuan në natën e dymbëdhjetë qershorit, kur tragjikisht, ju shua jeta, nxënëses së shkëlqyer të Shkollës së Agrobiznesit dhe Teknologjisë ”Arbëria” të Gjilanit, Mirlinda Ibrahimi.

Mirlinda ishte e dalluar në mësime, ishte shembullore në sjellje, ishte e dëgjueshme për mësimdhënësit, ishte e afërt dhe e vullnetshme me shokët dhe shoqet e klasës, të cilëve nuk hezitonte asnjëherë të ju afronte ndihmë dhe mbi të gjitha kishte një vullnet të fortë për të arritur nivelet më të larta.

UBT

Me vdekjen e saj familja humbi vajzën e saj të dashur, qyteti ynë Gjilani humbi një vajzë të edukuar, të emancipuar dhe intelegjente, ndërsa mësimdhënësit, nxënësit e klasës XI-1 dhe të gjithë nxënësit e Shkollës së Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Arbëria” humbën nxënësen, përkatësisht shoqen shembullore.

Me fjalën Mirë fillonte emri yt, të mira i kishe sjelljet dhe veprat, të gjitha mirësitë kishin zënë vend në zemrën tënde rinore dhe për të mira do të kujtohesh gjithmonë nga të gjithë ata që të kanë njohur. Pusho e qetë në Parajsë nxënësja jonë shembullore thuhet në letrën e dërguar nga shkolla e Agrobiznesit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.