GRANDEMALL

Letra e Kurtit për Abdixhikun pasi i quajti hajvanë opozitën, Haziri: Për shumëkënd befasuese, por jo për mua

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, i ka dërguar një letër kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhikut.

Kurti përmes kësaj letre e ftoi Abdixhikun, për konsultime para konstituimit të Kuvendit e cila do të mbahet më 15 prill.

”Me qëllim të konstituimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së Qeverisë së re, për t’u konsultuar paraprakisht, ju ftoj në takim të mërkurën, me datë 9 prill, në orën 15:00, apo të enjten, me datë 10 prill, në orën 9:00 ose në 14:00”.

Pikërisht rreth kësaj letre, në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova, foli numri dy i LDK-së, Lutfi Haziri.

GRANDEMALL

Haziri deklaroi se ky veprim i Kurtit është veprim politik.

“Për shumëkënd befasues pas asaj deklarate, por jo për mua dhe LDK-në. Ka pasur situata edhe më të vështira karshi LDK-së dhe liderëve të LDK-së, por LDK-ja gjithmonë ka rezonuar politikisht edhe ka vepruar politikisht”, deklaroi Haziri.

Letra e Kurtit ka ngjallur reagime të mëdha në opinionin, pasi ky i fundit i kishte quajtur “Hajvana” partitë opozitare, mbrëmjen kur Lëvizja Vetëvendosje e shpalli fitoren.

Nuk dihet nëse kreu i Vetëvendosje i ka dërguar ftesë për konsultime edhe partive tjera opozitare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.