ARKATANA

Letra e dyshimtë “raciste” nuk mund t`i njollos marrëdhëniet e mira shqiptaro-zvicerane

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Nga Nefail Maliqi- Një letër e dyshimtë me vizatime koka derri dhe ca fjalë në gjuhën gjermane (« raciste » siç pretendohet me frymë « antishqiptare ») nuk mund ta njollos Zvicrën as të luhat assesi marrëdhëniet e mira shqiptaro-zvicerane (kupto ato të Kosovës) sepse shqiptarët sikur në Zvicër ashtu edhe në vendlindje e dinë fare mirë se Zvicra jo pse vetëm se njihet si shembull në botë i tolerancës dhe respektit ndaj të huajve , porse nuk besohet, se shqiptarët kaq shpejtë kanë mundur t’i harrojnë të mirat, rolin dhe angazhimin e Zvicrës dhe zviceranëve dikur dhe sot ndaj Kosovës.

Dhe tash shtrohet në pyetje, kujt i hynë n’punë kjo propagandë me njëfarë letre-vizatim të dyshimtë e gjetur ndoshta në rrugë, që mund të jetë një problem individual mes një zvicerani me një familje shqiptare për iks arsyera.

Ku letra të tilla ke qindra në Serbi e Maqedoni ku urrehen shqiptarët por duket sikur mediet serbe, maqedonase por edhe shqiptare janë lodhur t’i botojnë për shkak numrit të madh të tyre..Dhe ja tash dikush në Zvicër e paska shkruar dikujt një letre me një vizatim dhe ai bëhet lajm i ditës në disa media tona, madje duke botuar bashke me të edhe foto të Zvicrës dhe komente fyese me frymë anti-zvicerane kundër këtij shteti i njohur në botë për tolerancë dhe demokraci e mos të flasim për kontributin dhe ndihmesat e popullit dhe qeverisë zvicerane për Kosovën, për shqiptarët..

Dhe, tash një letër-vizatim e dyshimtë me kokë derri me nja dy-tri fjalë gjermanisht që i paska ra n’dorë një personi apo potali dhe e kanë bërë « bull » thuajse krisi kjameti..dhe për një pleshtë tash po deshka me kall jorganin ?!…

FIDANISHTJA

Edhe sikur të ishte e vërtetë kjo letër (që i gjason më shumë një propagande dhe mbjellje urrejtje mes shqiptarëve dhe zviceranëve) mediet tona duhet, jo ndoshta ta heshtin, por të kenë kujdes bile t’mos i fryjnë zjarrit. Fundja, sikur të ishte serioze kjo letër edhe vetë mediet zvicerane e kishin botuar…Edhe vtë ziceranët dhe mediet e këtushme gjykojnë dhe nuk e fshehin urrejtjen duke dënuar rastet e tilla, sikur rasti i fundit në Lausanne ku shtypi zviceran shkoi se në një Coop u gjend një mbishkrim në rajonin e shminkave e shkruar : « Coop për mua, për ty, por jo edhe për kosovarët.. », afishe kjo e cila u dënua, pa komentuar apo pa i dhënë kahe raciste.

Një letër e dyshimtë me vizatime koka derri dhe ca fjalë në gjuhën gjermane (« raciste » siç pretendohet me frymë « antishqiptare ») nuk mund ta njollos Zvicrën as të luhat assesi marrëdhëniet e mira shqiptaro-zvicerane (kupto ato të Kosovës) sepse shqiptarët sikur në Zvicër ashtu edhe në vendlindje e dinë fare mirë se Zvicra jo pse vetëm se njihet si shembull në botë i tolerancës dhe respektit ndaj të huajve , porse nuk besohet, se shqiptarët kaq shpejtë kanë mundur t’i harrojnë të mirat, rolin dhe angazhimin e Zvicrës dhe zviceranëve dikur dhe sot ndaj Kosovës. Dhe tash shtrohet në pyetje, kujt i hynë n’punë kjo propagandë me njëfarë letre-vizatim të dyshimtë e gjetur ndoshta në rrugë, që mund të jetë një problem individual mes një zvicerani me një familje shqiptare për iks arsyera..komenton agjencia informative kombëtare «Presheva jonë »

Nëse vërtetë duhet të shkruhet diçka se dikush i urren shqiptarët ka mjaft raste si në Veriun e Kosovës ashtu edhe në FYROM ku çdo ditë gjen dhe has jo vetëm letra, por edhe në muret publike në mbishkrime si ai « siptarska majkata » apo ato tjera rrugës për në Mitrovicë «smrt siptarima »…

Urrejtja mes shqiptarëve dhe serbëve e cila mund të “justifikohet” disi, dhe tash a donë të thotë që ndokush duhet t’i prijë urrejtjeve të zviceranëve, nëse paska aty-këtu, kundër shqiptarëve ?! Prandaj, nuk hahet çdo zog që fluturon..edhe mediet nuk duhet ta “hanë” çdo send, çdo letër që u vijnë në postë apo e gjejnë në rrugë pa verifikuar origjinën dhe qëllimin e saj, sepse nuk është interes te askujt, në rend të parë të shqiptarëve dhe se nuk duhet harruar kaq shpejtë të mirat e Zvicrës dhe zviceranëve ndaj popullit tonë në kohërat më të vështira dhe sot…

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.