Eko Higjiena

Letër Iliridës dhe Toka është grua e secilit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Motër e gjakut dhe e betejave
mos u ligështo, bëhu e fortë
ji në udhën tënde mos u ndal
mbështetu në krahët t u a j
në prushin tënd të zemrës

Iliridë, jepi pak gjak rrënjës
mbahu në (qenien) tënde
në ilirishten shqip të Ohrit
në ilirishten shqip të Lëkovës
në ilirishten e Kumanovës
në ilirishten shqip të Tetovës
në Prespën, dhe Dibrën tuaj
në Arbërinë përreth Vardarit
Iliridë, bjeri mendjes, mbahu
bëje dorën grusht, shtrëngoje
kudo ajo tokë është e jona
motër e gjakut dhe e betejave
shpirt, jepja dorën Manastirit
aty kam lulen e përjetshme
dhe gurin e gjuhës së shkruar!..

(poezi nga libri “Shqipëri në çdo shtëpi”)

Toka është grua e secilit

Fjalët në art s´janë pa figurë
tokës askush s´ia di thëllimat
as gruas të fshehtat e saj
tokën e ndjekin disa pasqyra

Hidromorava

Zotit tim unë ia thashë troç
E bukura ecë hijeshisë së saj
toka është më e dashura grua
dashuria për gjithsecilin njeri

Në pamjet me akull dhe zjarr
toka i do më të plotfuqishmit
njerëzit e mençur dhe të ditur
ata që tokën e bëjnë hijeshi

Qysh kur toka ishte Adami
dhe qysh kur toka u bë Eva
u shumëzua lulja femërore
lulja që di të lexon, e të lindë!..

(poezi nga libri “Mielli dhe uji”)

Nga Rrustem Geci

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.