Lëshohet në funksion E-Kiosku në Pozheran

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Ky shërbim elektronik i cili është në dispozicion për të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës është financuar nga USAD-i amerikan në kuadër të Programit për të Drejtat Pronësore dhe dokumentet mund të tërhiqen nga aty në çdo kohë.

Njoftohen qytetarët e Komunës së Vitisë dhe gjithë shtetasit Kosovar, që nga sot në Pozheran mund të pajisjen me dokumente kadastrale dhe të gjendjes civile në E-Kioskun që është vendosur në qendër të fshatit.

Certifikatat e pronës mund të tërhiqen vetëm nga banorët vitias kurse dokumentet e gjendjes civile mund të tërhiqen nga të gjithë shtetasit Kosovar me letërnjoftim të vlefshëm të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës.

Ky shërbim elektronik i cili është në dispozicion për të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës është financuar nga USAD-i amerikan në kuadër të Programit për të Drejtat Pronësore dhe dokumentet mund të tërhiqen nga aty në çdo kohë.

Uji Dea

Kurse testimi E-Kioskës në Pozheran, u bë sot nga kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Fatbardha Emini, Drejtoresh për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë , Naim Pira, Kryesues i Kuvendit dhe Isak Sadiku, Drejtor për Administratë.

Ju njoftojmë se në këtë E-Kioskë mund të tërhiqen këto dokumente:
Certifikata e Pronës
Certifikata e Lindjes
Ekstrakt nga Regjistri Qendror
Certifikata e martesës
Certifikata e vendbanimit
Certifikata e shtetësisë
Fatura e Tatimit në pronë