HW

Leotrim Rexhepi mbetet i pamposhtur, mposht boksierin nga Rumania Stefan Nikolae

/ 2 minuta lexim
HW

Boksieri 23 vjeçar Leotrim Rexhepi, ka arritur fitoren e tretë duke e mposhtur boksierin nga Rumania, Stefan Nikolae në katër runde. “Arena Iliria” e Tetovës ishte e stërmbushur me shikues duke dhënë spektakël, ndërsa boksieri Rexhepi në katër runde ishte shumë më i mirë se boksieri nga Rumania. Boksieri nga Rumania, Stefan Nikolae me një përvojë të gjatë në boksin profesionist dhe mjaft i mire, nuk arriti t’ju bëjë ballë grushtave të Rexhepit.

Boksieri Rumun, qysh në rundin e parë u deshtë të numërohet nga referi pasiqë Rexhepi e dërgon në nokaut. Në tri raundet e radhës, Rexhepi ka dhuruar spektakël duke i ngritur në këmbë shumë dashamirë të boksit në ‘Arena Iliria’ të Tetovës, duke i dhenë grushta të fort boksierit kundërshtar ku në disa momente boksieri rumuan ishte në pozita tejet të vështira.

Pas fitores në këtë meҫ, Leotrim Rexhepi ka deklaruar. “U dëshmua se boksieri nga Rumania ishte një boksier shumë cilësor, por edhe i mençur, ai kishte një bagazh të madh në boksin profesionist por për këtë meҫ isha i përgatitur maksimalisht dhe gjatë katër raundeve e rraha mirë dhe në asnjë moment fitorja ime nuk është diskutuar, dhe me votat unanime të refereve fitorja ishte e imja”.

Hidromorava

Poashtu, Rexhepi ka falënderuar të gjithë ata që e ndihmuan për ta zhvilluar këtë me ҫ. “I falënderohem trajnerëve Musli Zymberit e Nazim Halilit, si dhe menaxherin Albi Sorra i cili ma ka mundësuar këtë duel shumë atraktivë.

Poashtu, një falënderim i veçantë shkon për të gjithë donatorët, i falënderoj nga zemra për mbështetjen të cilët më kanë ofruar sepse pa ta ky me ҫ nuk do të zhvillohej”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.