UBT

Leonora Jakupi: Me raste e vesh jelekun antiplumb, kjo botë nuk ta fal minutën

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, në intervistën e dhënë për emisionin “Weekend” ka bërë të ditur se ka raste kur e vesh jelekun antiplumb.

Ajo ka folur për nevojën për të mbrojtur vetën nga rreziqet e mundshme, duke thënë se herë pas here vesh jelekun antiplumb, duke shtuar se ‘bota është e egër’.

“Me raste po, e veshi jelekun antiplumb, është botë e egër, botë që nuk ta fal minutën. Më ka mbet nga fëmijëria ime, me qenë protektikve, edhe ndaj vetes time”, u shpreh ajo.

Foto: YouTube

Fundamenti

Tutje theksoi: “Zgjedh mos me pas shumë miq të ngushtë. Dhe privatësinë time ta ruaj me rrethin tim më të ngushtë“.

E njëjta tha se këto kohë ka qenë më e angazhuar edhe për shkak të Big Brother-it, por edhe me projekte të tjera.

Leonora në edicionin e katërt të Big Brother është në rolin e opinionistes përkrah Olta Gixharit.

Kjo është hera e parë për të në këtë pozitë, ndonëse një rol i vështirë dhe me përgjegjësi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.