Leonora e PDK-së kërkon debat publik për zgjidhjen e problemit të shkollës së Agrobiznesit
Gjilan – Unë në emër tim personal dhe në emër të PDK-së, kërkoj një debat publik me të gjitha shtresat si të rrafshit profesional, ekonomik e poashtu social. Pra të hjekim petkun politik, dhe të bëjmë zgjidhje të menjëhershme të këtij problemi të kahershëm thotë këshilltarja komunale Leonora Morina Bunjaku.
Unë e shoh si vendim”opsion” të vonuar të qeverisjes aktuale. Në vend se të parandalohet kjo dukuri e braktisjes së shkollës nga ana e nxënësve, dhe mbetja e mësimdhënësve pa punë, ne po e lejojmë shtimin e dy paraleleve në shkollën e mjekësisë qe dy vite me radhë, po e lejojmë regjistrimin e nxënësve nëpër shkolla tjera prej 35-40. E në anën tjetër sigurojmë bursa, autobusë për vajtje ardhje, reklama për nxitjen dhe ngritjen e vetëdijes së nxënësve dhe prindërve për rëndësinë e shkollës së Agrobiznesit në komunën tonë.
Duke i pasur parasysh investimet e bëra në këtë shkollë, mirëpo nuk po rezultojnë me sukses kur dihet se në të kaluarën në këtë shkollë numri i nxënësve të regjistruar ishte mbi 1000. Andaj kërkoj urgjentisht një debat publik me ekspert të fushës, profesorë akademik, mësimdhënës, prindër, nxënës, drejtoria e arsimit, dhe të gjithë përfaqësuesit e grupeve politike të japin kontributin e tyre në shfrytëzimin e resurseve të mundshme për ta zgjidhur këtë problem njëherë e përgjithmonë.
Ne këtë institucion nuk guxojmë me e lan në mëshirën e askujt, por duhet bërë zgjidhje të përhershme sa më shpejt. Por kurrsesi të pengohen shkollat tjera në mbarëvajtjen e procesit edukativ dhe arsimor, duke mos i penguar të tjerëve dhe duke bërë zgjidhje të përhershme për këtë shkollë me ide dhe opsione nga të gjithë akteret.
Pres me padurim realizimin e këtij debati dhe gatishmërinë e të lartpërmendurve duke mos e përjashtuar as edhe kryetarin e komunës i cili në vazhdimësi ka potencuar se arsimi do të jetë prioritet i prioriteteve, se do të rigjenerohen vendet e reja t punës ka thënë Bunjaku./rajonipress/


