UBT

Leon Dajaku transferohet te Hajduk Spliti

/ 2 minuta lexim
HW

Leon Dajaku karrierën do ta vazhdojë në Kroaci.

Sulmuesi nga Kosova është zyrtarizuar këtë të hënë te Hajduk Spliti, shkruan Gazeta Express.

Dajaku me gjigantin kroat ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.

“Është e mrekullueshme të jesh këtu, një përshtypje e parë e shkëlqyer për klubin dhe qytetin. Unë jam një lojtar i ri me shumë zjarr në mua, që e do futbollin dhe të luajë për klube të mëdha. Fillova të luaj në Gjermani, hapat e parë të mëdhenj ishin në Stuttgart dhe Bayern, më pas shkova në Angli ku luajta për Sunderland. E gjithë kjo më ndihmoi të fitoja përvojë, herë ishte më mirë, herë më keq, por tani jam shumë më i pjekur pasi kam kaluar nëpër klubet e përmendura. Unë kam shumë miq në Kroaci, di shumë për Hajdukun, tifozët e tij dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Tashmë e njoh Sahitin që është nga vendi im, di për Livajën që ka luajtur për kombëtaren kroate. Jam i lumtur për ardhjen në Hajduk, do të jap maksimumin në fushë dhe shpresoj që të gjithë të kemi një sezon të mrekullueshëm së bashku”, u shpreh ai pas prezantimit.

Hidromorava

Leon Dajaku do të mbajë fanellën me numrin 22.

Sezonin e kaluar ai luajti për Sunderland në Championship, dhe gjysmën e dytë të sezonit e kaloi në huazim në ekipin nga Superliga e Zvicrës, St. Gallen.

Përveç te Stuttgarti dhe Bayern Munichi, 22-vjeçari në Gjermani ka luajtur edhe te Union Berlini. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.