KKVITI

Lenjani: Xhandarmëria serbe nuk do të ndalet, derisa nuk veprojnë institucionet e Kosovës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Selver Lenjani është i befasuar me heshtjen e institucioneve të Kosovës pas hyrjes së xhandarmërisë serbe në brendi të territorit të Kosovës. Xhandarmëria serbe kështu do të veprojë gjithmonë derisa të heshtin Qeveria e Parlamenti dhe derisa KFOR-i nuk e merr seriozisht këtë provokim shprehet ai.

Selver Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevë është i zhgënjyer me heshtjen e institucioneve kosovare pas hyrjes së xhandarmërisë serbe në brendi të territorit të Kosovës. “Xhandarmëria serbe kështu do të veprojë përherë nëse institucionet tona heshtin dhe nuk veprojnë. Parlamenti dhe Qeveria është dashur të veprojnë urgjentisht duke i dërguar notë proteste kurse KFOR-i është dashur të tërheq vërejtjen palës serbe” shprehet Lenjani.

UBT

Lenjani thotë se vërehet një frikë dhe pasiguri tek popullata e brezit kufitar.”Xhandarmëria serbe hyri në pikë të ditës dhe ishte fat i madh që ishte vet Shaip Surdulli ish kryetar i Kamenicës që i takoj i pari sepse Surdulli gjithmonë ka bërë thirrje që kontesti i vijës kufitare me Serbinë të trajtohet me urgjencë” tha Lenjani./rajonipress/