Mobi Casa

Lenjani u shkruan të gjitha institucioneve kosovare, mos e harroni Karaqevën?

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Edhe pse kohë e fushatës Selver Lenjani nuk ka hequr dorë nga e drejta e tij që t`i shkruaj të gjitha institucioneve kosovare që policia e Kosovës të lëvizë e patrullojë nga fshati Novosellë deri në hyrje të fshatit Karaqevë.

Lenjani edhe zyrtarisht ua ka dërguar njoftimin dhe kërkesën të gjitha ministrive përkatëse, kryeministrit dhe kryeparlamentarit që t`i mundësohet policisë së Kosovës lëvizja nga fshati Novosellë deri në hyrje të fshatit Karaqevë.

Uji Dea

“Kjo është e drejtë ligjore sepse kufiri kadastral është i precizuar saktë. Kjo vijë kufitare i takon Kosovës dhe si e tillë duhet edhe të ruhet e mirëmbahet nga forcat policore të Kosovës” thuhet në njoftimin e Lenjanit.

Lenjani ka edhe një apel për qeveritarët e deputetët e rinj. Mos e harroni Karaqevën dhe asnjë vijë tjetër kufitare që lidhet me Serbinë. Letrat dhe dokumentet flasin në favor të Kosovës dhe çdo heshtje e mëtutjeshme konsiderohet tradhti ndaj vendit” është porosia e Lenjanit./rajonipress/