RCCOLA

Lenjani nuk largohet nga St. Galleni

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Mesfushori kosovar, Ermir Lenjani, nuk e ka ndërmend të largohet nga skuadra elitare e Zvicrës, St. Gallen. Kështu ka bërë të ditur vetë futbollisti të shtunën për gazetën Koha Ditore.

Ai ka thënë se gjasat janë që të largohet nga ekipi zviceran gjatë verës së vitit 2014.

Hidromorava

“Kam edhe dy vite kontratë me St. Gallenin dhe nuk kam ndonjë plan për këtë verë. Do të shoh mundësinë e largimit gjatë verës së ardhshme për të kaluar te ndonjë ligë më e fortë”, ka thënë Lenjani.

Lenjani 23-vjeçar te St. Galleni u transferua në janar të këtij viti nga skuadra e Winterthurit.