Lenjani nuk heq dorë nga hartat
Gjilan – Selver Lenjani thotë se ka siguruar hartat origjinale që dëshmojnë se pjesa ku patrullon dhunshëm xhandarmëria serbe është territor i Kosovës. Këto harta duhet t`i shërbejnë delegacionit të Kosovës si fakte të pamohueshme në shënimin e vijës kufitare me Serbinë thotë ai.
Selver Lenjani punon çdo ditë për të gjurmuar e vërtetuar kontestin e vijës kufitare me Serbinë në Karaqevë, pjesë kufitare kjo që ende ka mbetur e pazgjidhur në raport me Serbinë.
Lenjani tha për rajonipress se ka hasur në hartat origjinale ku saktësisht precizohet territori dhe vija që ndanë Kosovën me Serbinë. “Ashtu siç kemi thënë qindra herë, edhe në këto harta shihet qartë se territori ku aktualisht dhunshëm patrullon xhandarmëria serbe është territor i Kosovës”.
Lenjani tha se këto harta duhet të shërbejnë për delegacionin kosovar që po merr pjesë në bisedime në Bruksel sepse janë dëshmi e fakte të pamohueshme.
Sipas Lenjanit edhe komisioni shtetëror që ekziston në kuadër të Qeverisë së Kosovës, por edhe ekspertët duhet t`i studiojnë këto harta në mënyrë që problemi i Karaqevës të zgjidhet njëherë e përgjithmonë./rajonipress/



.jpg)


