Lenjani nuk heq dorë nga hartat, thotë se toka e kontestuar është e Kosovës
Gjilan – Selver Lenjani thotë se sipas hartës e cila edhe është zyrtarizuar nga Komuna e Kamenicës janë mbi 170 pronar shqiptare që humbin tokat dhe pronat e tyre që gjithmonë ishin pronë e Kosovës.
Harta zyrtare që mbanë vulën e Komunës së Kamenicës saktëson qartë vijën kufitare të t`kurrur pas luftës dhe ajo që ishte origjinale. Selver Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevë vazhdon të insistojë në vërtetësinë e hartave dhe në dokumentin ku shihet se 170 pronarë të tokave janë shqiptarë dhe që të gjitha ndodhen në brendi të territorit të Kosovës.
“Unë nuk mund të kuptojë tutje heshtjen e institucioneve tona. Kryeministri dhe Parlamenti duhet urgjentisht të merren me këto harta dhe të dëshmojnë edhe ekspertët për të mos e pritur fundin” shprehet Lenjani.
Lenjani thotë se Skënder Hyseni duhet të koordinohet me KFOR-in në mënyrë që policia e Kosovës të patrullojë përgjatë kësaj vije që e njeh zyrtarisht edhe Komuna e Kamenicës” shprehet Lenjani./rajonipress/





