Hidromorava

Lenjani: Nuk është i lehtë demarkacioni me Serbinë, edhe pse i kemi të gjitha faktet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Selver Lenjani thotë se pas ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, Qeveria dhe Parlamenti duhet të merren urgjentisht edhe me kontestin kufitar me Serbinë. Është një punë shumë e mundimshme dhe problematike, por e rëndësishme është se të gjitha faktet dhe provat janë në anën tonë shprehet ai.

Selver Lenjani mendon se Komuna e Kamenices, qysh tash duhet të mendojë për ta kompletuar tërë dokumentacionin kadastral dhe atë administrativ që e saktëson qartë vijën kufitare me Serbinë. “Problemi i Karaqevës është edhe politik, por është edhe kontest shkencor. Ne i kemi të gjitha dëshmitë duke përfshirë hartat kadastrale, nënshkrimet e banorëve, që i kanë parcelat e tyre në emër të banorëve të Kosovës, i kemi deklaratat e dëshmitarëve të gjallë. Duke e njohur dinakërinë e Serbisë ne duhet të jemi maksimalisht vigjilentë dhe të përgatitur” shprehet Lenjani.

FITORJA

Lenjani thotë se ekspertët e natyrave profesionale duhet të kyçen në bisedimet e ardhshme me Serbinë, por jo njerëz jo kompetent. “Ajo çka ne duhet të bëjmë është fakti se ne duhet të marrim të dhëna të sakta, dokumente të mjaftueshme, dëshmi, prova, fotografi kadastrale dhe mbi të gjitha raporte të përgatitura e që gjenden në sektorin e gjeodezisë dhe kadastrit” tha Lenjani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.