FITORJA

Lenjani nuk e harron kontributin e viteve të 90-ta, koha kur financoheshin institucionet e Kosovës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Arma më e fortë e kundërshtimit të regjimit të Millosheviqit në kohën e viteve të 90-ta ishte organizimi i procesit mësimor dhe financimi i institucioneve të atëhershme të Kosovës. Selver Lenjani thotë se kurrë shqiptarët nuk kanë kursye as paren, e as mundin, e as Gjakun, e as jetën për lirin e Kosovës.

“Grumbullimi i mjeteve Financiare për Qeverinë e viteve 90-ta kur regjimi i Millosheviqit i mbylli shkollat shqipe në Kosovë, mirëpo arma ma e forta për të ju kundërvu gjithë elitës Çetnike të Serbisë, Karaçeva ishte e organizuar mirë për ta mbajtur gjallë shkollën shqipe sepse arma më e fortë ishte në atë kohë lapsi, ditari, arsimtari kurse populli u organizua mirë” rrëfehet Selver Lenjani.

Lenjani shton se atë kohë populli filluan me mjete financiare dhe paga minimale financimin, por arsimi në Republikën e Kosovës, filluan dal ngadalë të rriten pagat e arsimtarëve në brezin kufitar në Karaçevë. “Nuk mungoj për Kosovë as mundi, as mjete financiare për arsim, për shëndetësi, e as për Qeverinë e Kosovës sepse ekonomit familjare ishin me grupe – grupe, grupi i parë nga 120 DM grupa e dytë 90 DM, grupa e tret 60 DM, mërgata shqiptare ishte e obliguar përveç 3 përqindëshit kur vinte nē Kosovë ishte i obliguar nga 20 DM në muajt me viza, B, C, me garancione 9 muajshe në shtetet e Perëndimit sepse ato ishin promotori kryesor i Financimit të Republikës, Qeverisë së atëhershme, mërgata shqiptare e pa zëvendësuar”.

Mobi Casa

Por Lenjani thotë se e gjithë elita shqiptare kudo që ishin e kanë ndihmuar Kosovën me mjete financiare. “Karaçeva, Selishta, si fshatrat për skaj kufirit Zarbinca me rrethin si dhe Breznicat, dyjat, e Muhovci si dhe shqiptarët në Bujanoc, në krye me PVD e gjithë veprimtarët e komunës së Bujanocit kryetari Shaip Kamberi, Sevdail Hyseni, Fatmir Hasani, Presheva, Nasuf Beluli, kryetari Rizah Halimi, Metali Krasniqi e shumë veprimtar e ndihmuan të jetësohet shteti i Kosovës”shprehet Lenjani.

Lenjani thotë se kurrë shqiptarët nuk kanë kursye as paren, e as mundin, e as Gjakun, e as jetën për lirin e Kosovës, kurse në Karaçeva në asnjë mënyrë nuk ju harrojmë mundin e jetën që dhanë për liri shumë luftëtar, shumë e shumë shqiptar kontribuuan për Kosovën shtet me ndihmën e luftëtarëve, veprimtarëve etj. edhe banorët e fshatit Zarbincë me vilajetin e kësaj treve nga komuna e Bujanovcit, xhemati i xhamisë së Zarbincës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.