Mobi Casa

Lenjani nderon me mirënjohje pjesëtarët e KFOR-it

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Bashkësia lokale e fshatit Karaqevë e poshtme u ka ndarë mirënjohje për ditën e flamurit 28 Nëntorin, KFOR-it dhe disa qytetarëve aktivist.

Lenjani ka çmuar lartë kontributin e KFOR-it në parandalimin e më të keqes në brezin kufitar. “Po të mos ishte angazhimi i KFOR-it në ruajtjen e sigurisë në brezin kufitar, situata do të ishte shumë me e komplikuar dhe e paqartë. KFOR-i andaj meriton respekt për kontributin e dhënë në këtë drejtim” ka shtuar Lenjani.

RCCOLA

Lenjani tha se me KFOR-in gjithmonë kanë pasur raporte korrekte dhe në shërbim të komunitetit. “KFOR-i ka qen në dispozicion për të gjitha kërkesat dhe lutjet tona dhe u jemi falënderues për këtë shërbim dhe përkrahje” shtoi Lenjani./rajonipress/