KKVITI

Lenjani : Mungon vullneti i institucioneve për ta zgjidhur kontestin kufitarë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Selver Lenjani të enjten është zgjedhur kryetar i këshillit lokal në fshatin Karaqevë e Epërme. Lenjani tha se prioritet i tij do të jetë lobimi për ta sensibilizuar vijën kufitare kontestuese me Serbinë. Karaqeva mbetet pikë e nxehtë edhe këtë vit sepse xhandarmëria po sjell frikë e panik në mesin e banorëve thotë ai.

Për shkak të aktivitetit që ka treguar për këto 13 vite , Selver Lenjani është zgjedhur edhe për një mandat për të përfaqësuar fshatin Karaqevë të Epërme. Në kuadër të rrumbullakësimit të Këshillave Lokale në tërë Kamenicën Lenjani është zgjedhur sërish nga banorët.

“Për mua është një privilegj, por edhe përgjegjësi që të jem në krye të këtij fshati. Karaqeva nuk po trajtohet drejtë nga institucionet qendrore dhe lokale. Serbia dhunshëm ka aneksuar një pjesë të territorit të Kosovës në Karaqevë dhe ajo do të mbetet pikë e nxehtë nëse nuk zgjidhet në mënyrë paqësore” thotë Lenjani për rajonipress.

Lenjani tha se tash e 13 vite ka punuar pa pagë, dhe pa asnjë benificion nga pushteti. “Është koha e fundit që komuna të paguaj kryetarët e bashkësive lokale dhe tu ofrojë kushte për punë. Komuna e Kamenicës ka mbi 27 Bashkësi Lokale në tërë territorin e saj. Megjithatë janë disa bashkësi lokale që kanë disa specifika më të veçuara siç është rasti i Karaqevës së Poshtme ose ajo e Hogoshtit” tha Lenjani.

KKVITI

Lenjani tha se vazhdon të jetë i zhgënjyer me tretmanin që u bëhet kërkesave të fshatrave të mëdha. “Pushtetarët dalin në këto fshatra vetëm kur bëhen përurimet e rrugëve dhe kur kërkohen votat. Banorët kanë nevojë edhe për një koordinim dhe bashkëpunim më të mirë institucional” tha Lenjani.

Sipas tij nuk ka ndonjë vullnet as nga Presidenca, as nga Qeveria e Kosovës e as nga kryeparlamentari që të diskutohet e debatohet kontesti i vijës administrative me Serbinë.”Qindra hektar tokë që gjithmonë kanë qenë pjesë e Kosovës aktualisht menaxhohen nga xhandarmëria serbe. Ata pos që janë provokator shpesh dinë edhe të krijojnë situata konfliktuoze” tha Lenjani.

Ndryshe zgjedhjet e Këshillave Lokale janë mbajtur edhe më herët edhe në Koretin dhe Topanicë. Në këshillin Lokal të Koretinit kryetar është zgjedhur Sejdi Kurteshi derisa në Topanicë është rizgjedhur kryetari i gjertanishëm Rexhep Morina./rajonipress/