Uji Dea

Lenjani: Mos e lëndoni Kosovën, mos i lëndoni qytetarët, Albin Kurti ne nuk jemi me ty, rreshtohu përkrah Amerikës

/ 3 minuta lexim

Kamenicë – Zoti Kurti nuk e ke guximin t`i thuash jo Amerikës NATO – s, Këshillit të sigurisë, dhe Bashkimit Evropian. Zoti Kurti ne nuk jemi me ty, kthehu dhe rreshtohu përkrah Amerikës, NATO-s sepse Shqiptarët e duan Amerikën dhe Kosova është e Amerikës dhe jo e jotja zoti Kurti thuhet në reagimin e Selver Lenjanit.

Reagimi i plotë:

Të nderuar institucione të Republikës të Kosovë, dhe drejtpërdrejt për ju zoti Albin Kurtit

Në emër të brezit kufitar- Bashkësia Lokale e Karaçevës së Poshtme, e cila ka një kërkesë dhe një sugjerim ose lutje që kryeministri i vendit Albin Kurti nuk e ka guximin të kundërshtoj asnjë vendim, sidomos vendimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por as vendimet e NATO-s nuk guxon ti anashkaloj dhe ti thuash jo, Bashkimit Evropian.

Arsyeja është e thjeshtë sepse ju zoti Kurti nuk jeni i obliguar as moralisht as politikisht ti thuani jo Amerikës, jo NATO-s, jo Bashkimit Evropian, jo Këshillit të Sigurimit, jo faktorit ndërkombëtar. Në asnjë mënyrë zoti Kurti nuk është i autorizuar ti thotë jo Amerikës, sepse ne nuk kemi kohë të merremi e të humbim kohë në këtë vendim.

E nderuara presidente zonja Osmani

Mobi Casa

I nderuar zoti Konjufca i nderuar zoti Kurti liria e Kosovës me shumë mundi me shumë djers nuk kanë hezituar banorêt e brezit kufitar as mundin as djersen as mjetet financiare nuk i kanë munguar, dhe gjakun në fund ja dhanë për lirin që ne e gëzojmë banorët e brezit kufitar – Karaqevë.

Të nderuar institucione të Republikës të Kosovës keni nderin dhe respektin që me këtë kërkesë të ju bëjmë një lutje:Mos e lëndoni Kosovën mos i lëndoni qytetarët-banorë e brezit kufitar.

Ky popull meriton lirin e plotë me mijëra vjet kanë luftuar, kanë derdhë gjak për lirin që ne e gazojmë, dhe nuk ka guxim askush të shkel mbi gjakun e lirisë, sepse është në interes të qytetarëve.

Zoti Kurti nuk e ke guximin t`i thuash jo Amerikës NATO- s, Këshillit të sigurisë, dhe Bashkimit Evropian. Zoti Kurti ne nuk jemi me ty, kthehu dhe rreshtohu përkrah Amerikës, NATO-s sepse Shqiptarët e duan Amerikën dhe Kosova është e Amerikës dhe jo e jotja zoti Kurti. Faleminderit Zotit, NATO-s, Amerikës, Këshillit të Sigurimit, Bashkimit Evropian ne mbesim besnik ndaj juve.

Ky tekst në shenjë të falënderimit për angazhimin që e keni dhënë për Kosovën kontributi në asnjë mënyrë nuk mungon.
I nderuat President i Shteteve të Bashkuar të Amerikës zoti Bajden në emër të brezit kufitar ne ju përshëndesim dhe ju përgëzojmë për punën dhe angazhimin e juaj, për punën që e keni bërë për t`i dalë në ndihmë qytetarëve të republikës të Kosovës.
Populli Shqiptar i ka sytë ka Amerika.