Mobi Casa

Lenjani: Mezi e pres debutimin në kombëtare

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ndeshja miqësore që kombëtarja e Shqipërisë e zhvillon më 15 nëntor në Antalia të Turqisë ndaj Bjellorusisë, pritet të hapë një pasqyre të re në karrierën e futbollistit gjilanas të St Gallenit të Zvicrës, Ermir Lenjani. 24 vjeçari nga Gjilani, që dita ditës është duke shkëlqyer në futbollin zviceran, ka bërë që trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Giani De Biassi ta ftojë t’i bashkohet aradhës kuqezi.

Edhe pse ishte i ftuar në tri takimet e fundit, Lenjani nuk pati rastin të luajë, derisa debutimin në fanellën kuqezi pret ta bëjë në ndeshjen miqësore që Shqipëria e zhvillon në Antalia të Turqisë me Bjellorusin.

“Jam shumë i kënaqure me formën time dhe me ftesën që kam marr nga kombëtarja. Me 15 nëntor pres ta bëjë debutimin tim në fanellën kuqezi dhe kjo për mua është një nder dhe më bënë krenar”, tha Lenjani. Ai është optimist se Shqipëria tashmë ka krijuar një ekip që mund të synojë më shumë, madje në eliminatorët e evropianit 2016 kombëtarja duhet të hyjë më të vetmin qëllim ta arrijë kualifikimin.

Lenjani ishte grumbulluar me Shqipërinë në disa ndeshje kualifikuese për kampionatin botëror “Brazili 2014”, si në atë me Sllovenin, Islandën dhe së fundmi edhe më Zvicrën që u përballën në Tiranë. Ndonëse ai nuk luajti, gjithsesi mendon se Shqipëria ishte vetëm fati i keq që i përcolli sidomos në ndeshjen më Slloveninë dhe Islandën ku pësuan humbje duke i mohuar më pas gjitha gjasat që së paku të arrijnë vendin e dytë në grup .

Uji Dea

“Në kombëtare do të jap më të mirën dhe shpresojë t’i ndihmojë shumë në arritjen e qëllimeve tona”, tha Lenjani, i cili më pas ka folur edhe për skuadrën e tij St Gallen e cila një ditë më parë u përballë me gjigantin spanjoll Valencia në kuadër të ligës evropiane. Mbrojtësi majtak në atë ndeshje luajti 90 minuta, por për fat të keq pësuan humbje, e cila erdhi vetëm atëherë ku mbetën me një lojtarë më pak. “Valencia ishte një skuadër shumë e fortë. Ne luajtëm mirë por nuk kishim fat. Pas largimit më karton të kuq të kapitenit ishte shumë vështirë të përballemi me ta.Gjithsesi mendoj se një barazim e kemi merituar”, tha Lenjani, sipas të cilit kjo humbje në maksimum i ka zvogëluar gjasat për kualifikim të mëtejshëm, megjithëse ata nuk kanë hequr ende dorë.

“Do të jetë vështirë të kalojmë grupin pas asaj humbje. Por ne do të luftojmë deri në fund. Tash udhëtojmë në Rusi ku do të ndeshemi me skuadrën Kuban Krasnodar, nëse atje luajmë siç luajtëm me Valencian, besojë se do të fitojmë dhe në takimin e fundit e presim Swansea dhe nëse edhe aty shënojmë fitore atëherë besojë se do të kualifikohemi”, tha Lenjani.

Ermir Lenjani, në St. Gallenit kalojë nga skuadra e Ligës së dytë të Zvicrës, FC Winterthur, dhe rrallëkush ka besuar se ai kaq shpejt do të jetë lojtari kryesor në ekip. Mbrojtësi, aktualisht është lojtari më me së shumti paraqitje në fanellën e St Gallenit në të cilin aktualisht militon edhe futbollisti tjetër shqiptar Kristian Nushi por që ky sivjet ka minutash shumë më të vogël për dallim nga vitet e kaluara kur ishte futbollist standard i ekipit./zeri/