UBT

Lenjani me letër publike për prijësit e Kosovës: Kërkoni modalitete për ta zhvilluar Kosovën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Të nderuar prijës të shtetit të Kosovës. Përmes kësaj shkrese drejtuar juve kërkojmë që të merrni hapa sa të rëndësishëm, po aq edhe sfidues për kërkimin e modaliteteve për zhvillim socio-ekonomik të vendit të bazuar në rivitalizimin e minierave në Komunën e Kamenicës përkatësisht atyre në brezin kufitar, ku apetitet e Serbisë janë të pa shuara për gllabërimin e kësaj pjese të Kosovës e cila është e pasur me minerale të ndryshme si: Humza, Antimoni, Hekuri,Zhiva e bardhe, Magneziti, lënda e parë e xhamit, thëngjill, Kaolini etj thuhet në letrën e Selver Lenjanit dërguar Vjosa Osmanit, Glauk Konjufcës e Albin Kurtit.

Të nderuar prijës të Kosovës
Veprimet e juaja për të avancuar kërkesat e qytetarëve lidhur me mundësinë e hapjes së këtyre minierave përveç që e ngrisin ekonomikisht pasurin e Kosovës njëherësh bën që të ngritët standardi dhe mirëqenia qytetare e Kosovarëve përkatësisht banorëve të Komunës së Kamenicës.

Uji Dea

Duke shpresuar në vendosmërinë tuaj për të kontribuar maksimalisht që Kosova të bëhet e dëshiruar për të jetuar mirë e jo me u larguar nga vendi lutemi të veproni derisa kemi rini e cila për çdo ditë po largohen nga Kosova.

Paraprakisht ju përshëndesim dhe urojmë që veprimet tuaja të jenë konkrete dhe Kosova jonë të jetë vend i dëshiruar për të jetuar e punuar këtu e jo për tu larguar dhe shkretuar vendi i cili nëpër shekuj u la me gjak, vetëm e vetëm për të qenë e popullit të saj autokton shqiptarëve shumicë dhe pakicave tjera të cilat po gëzojnë benefitet e shumta si askund tjetër në Globin tokësor./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.