Uji Dea

Lenjani: Këshillat e fshatrave duhet të fuqizohen

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Selver Lenjani për një kohë të gjatë është kryetar i këshillit në Karaqevë dhe thotë se këshillat e fshatrave duhet të fuqizohen edhe më shumë sepse ato janë urë lidhëse mes pushtetit dhe qytetarëve.

Lenjani thotë për rajonipress se si përfaqësues i këshillit të fshatit ka arritur që të sensibilizojë shumë probleme të fshatit Karaqevë.”Preokupim yni kryesor për fat të keq ishte mungesa e sigurisë dhe alarmimi që kemi bërë rreth vijës kufitare. Por jashtë këtyre halleve ne kemi trajtuar edhe shumë çështje tjera të rëndësishme për fshatin si problemet në infrastrukturë, në ujësjellës, kanalizime, rrugë etj tha Lenjani.

ARKATANA

Lenjani tha se edhe kur nuk ishte kryetar i këshillit në Karaqevë ai ka bërë të pamundurën për të kërkuar projekte dhe për të fuqizuar kërkesat e banorëve të brezit kufitar. “Unë mendoj se këshillat e fshatrave duhet të fuqizohen edhe më shumë. Deri tashti asnjë përfaqësues i fshatit nuk është paguar me asnjë meditje apo ndonjë formë tjetër. Vërtet ndoshta është momenti i fundit që të mendohet edhe në këtë drejtim sepse shumë punë e angazhime bëhen vullnetarisht” shtoj Lenjani.

Lenjani tha se ndonëse është punuar mjaft në Karaqevë, megjithatë problemet e shumta mbesin ende sfidë jo vetëm për banorët, por edhe për pushtetin komunal. “Komuna duhet të investojë më shumë në Karaqevë, kurse Qeveria dhe Parlamenti duhet ta mendojnë seriozisht ballafaqimin e ardhshëm me Serbinë rreth kontestit të vijës kufitare në Karaqevë” shtoj Lenjani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.