Mobi Casa

Lenjani kërkon takim me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin: Ose ejani në Karaҫevë ose po vijmë ne tek ju?

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Andaj me qëllim të bashkëpunimit mes jush dhe këshillit të qytetarëve të fshatit Karaҫevë shpresojmë që do t`ia dalim të ruajmë tokën e vendit tonë. Për të koordinuar këto veprime do të ishte e dobishme të na vizitoni apo edhe të na ofroni një mundësi ( hapësirë kohore ) në vizitë tek ju ka shkruar Selver Lenjani në letrën dërguar Vjosa Osmanit e Albin Kurtit.

I nderuar z. Kryeministër Kurti e nderuara presidente Osmani

Shqetësimet e banorëve të fshatit Karaqevë tash e 21 vjet janë bërë problem i pa zgjidhur jo vetëm për banorët lokal të brezit kufitar, por edhe për gjithë qytetarët e Kosovës kur interesat jetike të vendit duhet të jenë për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Kosovës dhe pronës si publike edhe private.

ARKATANA

Andaj me qëllim të bashkëpunimit mes jush dhe këshillit të qytetarëve të fshatit Karaҫevë shpresojmë që do t`ia dalim të ruajmë tokën e vendit tonë.
Për të koordinuar këto veprime do të ishte e dobishme të na vizitoni apo edhe të na ofroni një mundësi ( hapësirë kohore ) në vizitë tek ju.

Paraprakisht ju jemi mirënjohës për mirëkuptimin dhe mbështetjen e kauzës së përbashkët shtetërore.
Me nderime
Selver Lenjani
Kryetar i B.L Karaҫevë Poshtme