Uji Dea

Lenjani kërkon nga institucionet qendrore që të rihapen minierat në Komunën e Kamenicës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – Selver Lenjani i ka shkruar letër Glauk Konjufcës, Albin Kurtit e Vjosa Osmanit nga të cilët ka kërkuar që në Kamenicë të rihapen minierat siç janë:Humza, Antimoni, Kaolini, hekuri.

Selver Lenjani përmes një letre publike ka kërkuar nga institucionet qendrore që të rihapen minierat në Kamenicë nga të cilat më herët janë nxjerrë xehe të cilat e kanë ngritur çështjen socio ekonomike në vitet e 60-ta, kur ishin funksionale dhe aty punësoheshin qytetar të shumtë të Kamenicës, përkatësisht të fshatrave të brezit kufitar me Serbinë.

Fundamenti

“Për informacionin tuaj mund të dëshmojmë se këto miniera ishin funksionale sidomos “Kaolini” deri në fillimin e bombardimeve të caqeve ushtarake serbe nga NATO. Në këtë vazhdimësi ka funksionuar edhe fabrika e prodhimit të pllakave të keramikës. Nga hulumtimet e realizuara nga ana e ekspertëve të ish Jugosllavisë atë botë është konstatuar se në nëntokën e Kamenicës ekziston sasi e konsiderueshme dhe e lloj llojshme e xehes, andaj në mënyrë që të ringritet vendi ynë në aspektin ekonomik dhe të shtohet punësimi dhe kështu të ndalet edhe migrimi, ju lutem reflektoni” thuhet në letrën e Lenjanit./rajonipress/